Muriqi lëndohet në stërvitje, luan ndaj Rayo Vallecanos

08 janar 2026 | 14:46

Sulmuesi Vedat Muriqi është lënduar në stërvitjen e fundit të Mallorcas, por “Pirati” pritet të jetë i gatshëm për lojë këtë vikend.

Muriqi e ka përfunduar stërvitjen me syrin e djathtë të ënjtur, ndërsa edhe një gisht të mbështjellë me fashë.

Megjithatë, këto nuk janë lëndime që mund ta ndalojë Muriqin për të mos luajtur në ndeshjen e radhës për Mallorcan.

Ai pritet të jetë startues në ndeshjen kampionale, të cilën Mallorca e luan në udhëtim kundër Rayo Vallecanos të dielën.

Muriqi është dhe mbetet lojtari kryesor i Mallorcas këtë sezon, në të cilin ka shënuar 10 gola deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi dhe Real Madridi, janë dy skuadrat rivale që…