Muriqi në formacionin e javës në Turqi

10 dhjetor 2019 | 15:18

Uebsajti ndërkombëtar “SofaScore” e ka zgjedhur sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin në ekipin e javës në Superligën e Turqisë. Muriqi shënoi dy gola në ndeshjen kundër Genclerbirligi Ankaras (5-2).

Muriqi ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon, duke kontribuar në ato me nëntë gola dhe me dy asistime. Këto paraqitje kanë bërë që vlera e 25-vjeçarit të rritet në treg në 7.7 milionë euro dhe për shërbimet e tij po interesohen disa klube nga Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, ka…