Muriqi në ndjekje të dy rekordeve te Mallorca
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po e shijon sezonin e tij më të mirë në La Liga, ndonëse Mallorca, ekipi ku aktivizohet po ka krizë të rezultateve dhe po lufton për mbijetesë.
Në 26 paraqitje kampionale këtë sezon, Muriqi ka shënuar 18 gola dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga pas Kylian Mbappes që prinë me 23 gola të realizuar për Real Madridin.
Skuadra e Mallorcas me anë të një postimi ka njoftuar për rekordet që Muriqi mund t’i thyejë nëse vazhdon me formën e mirë që e ka treguar deri më tani.
Muriqi është vetëm dy gola larg rekordit të kamerunasit Samuel Eto’o, si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas.
Eto’o ka 54 gola të realizuar, dy më pak se Muriqi që krahas këtij rekordi historik mund të thyejë edhe një rekord tjetër.
Bëhet fjalë për rekordin e futbollistit me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni, të cilin aktualisht e mbanë Dani Guiza, që në sezonin 2007/08 pati realizuar 27 gola.




