Muriqi, pas kartonit të kuq: Do të luftoj deri në maksimum për Mallorcan

11 tetor 2022 | 20:00

Vedat Muriqi ka reaguar pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Elches (1-1). Sulmuesi prizrenas u kërkoi falje tifozëve për shkak që e mori kartonin e kuq.

“Edhe dje kam dhënë gjithçka nga vetja. Do të doja të kontribuoja shumë më tepër për ekipin tim. Dua t’ju kërkoj falje të gjithë. Nuk do të ndalem duke luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë skuadër”, ka shkruar Muriqi në “Twitter”.

Kujtojmë se Muriqi shënoi një gol nga pika e bardhë në pjesën e dytë, por edhe e humbi një 11 metërsh paraprakisht në pjesën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe PSG-së është “shkatërruar”. Kështu shkruan…