Muriqi pasi vazhdon kontratën me Mallorcan: Vendimi më i mirë i jetës sime

09 korrik 2025 | 13:35

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë pjesë e klubit të La Ligas deri në vitin 2029.

Muriqi vazhdimin e kontratës me Mallrocan e quajtur si vendimin me të mirë të jetës së tij.

“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz dhe të rritem me ta. Do të thotë shumë për mua. Të qëndroj këtu është padyshim vendimi më i mirë i jetës sime. Nuk do ta ndryshoj kurrë këtë ëndërr, sepse Mallorca është ëndrra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Muriqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit…