Muriqi pritet të rikthehet te Fenerbahçe

24 mars 2021 | 16:27

Fenerbahçe dhe Lazio raportohet se janë në bisedime për rikthimin e Vedat Muriqit në Turqi.

Krerët e klubit italian thuhet se nuk janë të kënaqur me atë se çfarë ka treguar sulmuesi shtatlartë dhe nuk pritet ta mbajnë në skuadër edhe për sezonin e ri.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Lirisë nuk pritet të shitet përfundimisht gjatë kësaj vere, por vetëm të huazohet.

Dhe, sipas medieve italiane, tashmë Fenerbahçe ka filluar bisedimet me Lazion për rikthimin e reprezentuesit të Kosovës.

Kujtojmë se 26-vjeçari formën më të lartë në karrierë e kishte arritur pikërisht te Fenerbahçe, nga ty ku pastaj u transferua te skuadra nga kryeqyteti italian.

Vedat Muriqi ka kontratë të vlefshme me Lazion deri më 30 qershor të vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat…