Muriqi, rekordmen në La Liga

06 korrik 2023 | 16:33

Vedat Muriqi është “ylli” i Mallorcas, teksa në sezonin që u mbyll u shpall shënuesi më i mirë i skuadrës me 15 gola të realizuara.

Sulmuesi nga Prizreni është idhulli i ri i tifozëve, që i kanë vënë nofkën “Pirati”. 29-vjeçarit i pëlqen ky emër e shpesh e kemi parë të festojë duke mbuluar njërin sy, si një pirat i vërtetë.

Sulmuesi ka gjetur habitatin e tij të preferuar në Spanjë, pasi në sezonin e shkuar bëri mjaft mirë, duke regjistruar një nga sezonet më të mira të karrierës. Shtatlarti ka arritur të fitojë plot 199 duele ajrore. Askush nuk ka mundur të bëjë më mirë se sulmuesi i Kosovës, i cili në la Liga arriti që të renditej dhe si shënuesi i katërt më i mirë, pas Robert Lewandowskit, Karim Benzemasë dhe Joselu.

Muriqi e ndihmoi Mallorcan të renditej në vendin e 9 dhe trajneri Aguirre e ka vlerësuar maksimalisht lojtarin nga Prizreni, pasi ishte insistimi i teknikut meksikan që skuadra spanjolle ta blinte përfundimisht kartonin e Muriqit nga Lazio, raporton “Supersport”. Pavarësisht prej ofertave, pritet që dhe në sezonin e ri Muriqi të jetë pika e referimit në majën e sulmit të Mallorcas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Qasje nga aspekti i sigurisë) Shkruan: Arben Dashevci, njohës i…