Muriqi s’e lë rehat Lewandowskin, prapë e kalon me gola

05 janar 2026 | 10:57

Vedat Muriqi ka shënuar sërish gol për Real Mallorcën.

Ai këtë herë realizoi për të zbutur humbjen 1-2 nga Girona në La Liga.

Robert Lewandowski e barazoi mbrëmë me gola, por ylli kosovar e kaloi sërish sonte.

Ai tani numëron 10 gola në vendin e tretë në listën e top golashënuesve, me Kylian Mbappe-në dhe Ferran Torresin para tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi vazhdon formën perfekte në…