Muriqi shënon në shtesë, Kosova ndahet miqësisht me Zvicrën

09 shtator 2023 | 22:48

Vedat Muriqi ka shënuar në minutat shtesë për të barazuar rezultatin në 2-2, derisa Kosova është ndarë miqësisht me Zvicrën (2-2), në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” luajtën mirë pjesën e parë dhe krijuan disa raste shënimi, por Zvicra shkoi në pushim.me një gol epërsi. Në pjesën e dytë Muriqi barazoi rezultatin, por Zvicra w riktheu epërsinë me autogolin e Rrahmanit. Kur të gjithë  priten që ndeshja të përfundon në barazim, Muriqi doli edhe një herë në skenë duke barazuar në 2-2.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e ka rikthyer epërsinë ndaj Kosovës, pasi e ka…