Murtezaj pret në takim prokurorin Munishi: Fokus, lufta ndaj krimit ekonomik

11 qershor 2025 | 16:11

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, priti sot në takim Prokurorin e Shtetit dhe Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe me qëllim të forcimit të mëtejmë të koordinimit ndërinstitucional në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal.

ATK-ja ka njoftuar se gjatë takimit, u diskutua për sfidat aktuale, si dhe identifikimin dhe ndjekjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë sistemin tatimor dhe ekonominë e vendit.

“U theksua rëndësia e shkëmbimit të informatave dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale, si dhe nevoja për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në rastet ku identifikohen shkelje të rënda të ligjit. Drejtori Murtezaj shprehu gatishmërinë e plotë të ATK-së për të qenë një partner i besueshëm në procesin e hetimeve financiare dhe zbatimit të ligjit, duke theksuar se lufta kundër krimit ekonomik është ndër prioritetet kyçe të institucionit që ai drejton”, ka njoftuar ATK-ja.

Nga ana tjetër, sipas këtij njoftimi, prokurori Munishi vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me ATK-në dhe theksoi se bashkërendimi i veprimeve mes institucioneve relevante është thelbësor për të pasur një qasje më efikase dhe më të strukturuar në luftimin e fenomeneve që cenojnë rendin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëpunimi i ndërsjellët mes dy institucioneve garanton integritet të sistemit fiskal në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lando Norris u kalua përsëri nga shoku i tij i…