ATK-ja dhe Dogana vazhdojnë bashkëpunimin në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta

08 shtator 2020 | 12:19

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës , Ilir Murtezaj, ka pritur të martën në takim u.d drejtorin e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë Covid-19 në performancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.

(A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden Eagle Yllit është një nga skuadrat me…