Mushica: Me këtë ekip kemi fituar gjithçka
Futbolli në Kosovë vazhdon të mbetet i pezulluar për shkak të pandemisë Covid -19, derisa sportistët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre në pa mundësi për të punuar në grup.
Ish-portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër në vitin 2013, ku në skuadrën e Prishtinës kishte shumë yje të futbollit kosovar përfshirë emrat si: Menotr Mazrekaj, Liridon Latifaj, Enis Gavazaj, Driton Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Florim Bërbatovci, Azem Ahmeti etj. Me këtë skuadër, në krye me trajnerin Afrim Tovërlani, Prishtina kishte fituar tre trofe.
“Me këta shokët në foto (ka edhe të tjerë që mungojnë në këtë foto) e kemi fituar titullin, Kupën dhe për ta kompletuar tripletën e kemi fituar Kupën mbarë shqiptare. Më shumë s’kemi mundur se nuk kemi qenë të pranuar në UEFA”, ka shkruar Mushica.
Mushica, ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në disa grumbullime, kurse ishte pjesë e formacionit titullar në ndeshjen e zhvilluar në ‘Adem Jashari’ që Kosova e kishte humbur 6:1 ndaj Turqisë.



