Mushkolaj: Abdixhiku po kërkon fajtorë te mediat për dështimet e veta në LDK

12 janar 2026 | 21:53

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar reagimin e Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mbrojtur deputetin e kësaj partie, Besian Mustafa, i cili kishte thënë në një emision në Debat Plus se LDK kishte gabuar rëndë që kishte votuar Hashim Thaçin për president.

Abdixhiku, në këtë reagim, kishte sulmuar mediat dhe analistët.

Mushkolaj ka thënë se ky ishte një reagim i panevojshëm.

“Reagim me një gjuhë të papranueshme, gjuhë të cilën të paktën në studiot televizive vazhdimisht, sidomos kur ka ardhur prej zyrtarëve të Vetëvendosjes, e kemi dënuar dhe kemi diskutuar për të, kështu që kjo është një përpjekje, unë besoj, që për dështimet e veta si kryetar i LDK-së, z. Abdixhiku do ta hedhë fajin diku tjetër”.

“Duhet me pas parasysh që për humbjen e LDK-së nuk kanë faj as mediat, as gazetarët e as opinionistët, ka faj vetë LDK-ja”, ka thënë Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani se nuk bënë…