Mushkolaj: Karrierën e vet 20-vjeçare në politikë, Vjosa Osmani e ka ndërtuar mbi viktimizim

11 shtator 2025 | 11:05

Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për qasjen e saj ndaj mediave.

Ai ka thënë se karrierën e saj politike 20-vjeçare ka ndërtuar mbi viktimizim.

Mushkolaj në “Facebook” ka shkruar se qasja e presidentes ndaj mediave është e turpshme.

“Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim. Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave. Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon. Asgjë e re në ‘kampin’ presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet. Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Turpshëm. Rrezikshëm dhe turpshëm!”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e Eurobasket pas…