Mushkolaj: Nëse vendimi i qeverisë Hoti për ndarjen e buxhetit për RTK-në ka qenë joligjor, pse LV-ja s’e ka sfiduar në gjykatë?

15 gusht 2025 | 11:35

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qëndrimin e pushtetit, i cili pretendon se vendimi i qeverisë Hoti për ndarjen e buxhetit për RTK-në ka qenë joligjore.

Nëse ky vendim nuk ka qenë ligjor, ka pyetur Mushkolaj, pse Vetëvendosje nuk e ka dërguar në gjykatë.

Mushkolaj ka thënë se qëndrimet e pushtetit për këto çështje janë pallavra.

“Pushteti i LV-së po thotë se ndarja e buxhetit për RTK-në në vitin 2021, në qeverinë e Avdullah Hotit, paska qenë joligjore. Nëse ka qenë ashtu, pse LV-ja nuk e ka sfiduar në gjykatë vendimin e Hotit? Pallavrave të tilla nuk iu beson kush, aq më pak kur ato vijnë prej një pushteti që s’ka lënë pa shkelë ligj e kushtetutë pesë vitet e fundit. Punëtorët e RTK-së janë pa paga tash dy javë ndërkaq pushteti vazhdon presionin e fëlliqtë, fyen dinjitetin e qindra njerëzve dhe rrezikon mirëqenien e tyre”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
residenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të…