
Mushkolaj: Vetëvendosja po shantazhon me Ligjin për zgjedhjet
02 prill 2021
| 16:35
Opinionisti Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Mushkolaj ka thënë se Vetëvendosja po shantazhon me Ligjin për zgjedhjet.
“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.