Mushkolaj: VV të sqarojë pse po u kthehet mediave që i bojkotoi

02 shtator 2025 | 21:47

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar kthimin Lëvizjes Vetëvendosje në tri televizione kosovare, që ajo i kishte bojkotuar para shtatë muajsh, duke i quajtur “media të oligarkëve”.

Mushkolaj thekson se, përpara se të rikthehen në këto media, Vetëvendosja duhet të sqarojë publikisht arsyet e bojkotit dhe ndryshimin e qëndrimit ndaj këtyre televizioneve.

Postimi i plotë:

Para shtatë muajsh Lëvizja Vetëvendosje bojkotoi tri televizione kosovare “të oligarkëve”. Gjatë fushatës zgjedhore, zyrtarë të kësaj partie nuk u panë në studiot e Dukagjinit, T7 dhe Klanit.

Mediat kanë qenë të hapura për Vetëvendosjen, ashtu si për të gjitha partitë tjera. Por, ajo kishte vendosur t’i bojkotojë.

Po marr vesh se tash partia e Albin Kurtit po synon të kthehet, ose ka nisur të kthehet në këto media. Por, së pari Vetëvendosja duhet të sqarojë publikun: çka ka ndryshuar në këto “media të oligarkëve”, që tash qenkan OK për të? Pra, duhet të bëjë sqarim publik pse gjithë këta muaj i bojkotoi këto televizione, e tash përnjëherë paska vendosur t’i “çbojkotojë”.

Mediat janë po ato, nuk kanë ndryshuar. Andaj, Vetëvendosja nuk duhet të rikthehet në to si të mos ketë ndodhur asgjë. Ka ndodhur bojkoti, me vullnetin e partisë dhe partia duhet të marrë përgjegjësi publike. Të sqarojë, të kërkojë falje dhe të reflektojë.

Vetëvendosja dhe asnjë parti tjetër nuk duhet të hyjë dhe dalë nëpër studio televizive kur t’i teket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri ka vlerësuar lartë deklaratën e kryeministrit kroat,…