
Muslija kalon te Fortuna Dusseldorf
08 gusht 2025
| 11:59
Mesfushori i reprezentuesit të Kosovës, Florent Muslija ka kaluar si huazim me opsion blerje nga Freiburg te Fortuna Dusseldorf. Futbollisti “dardan” është rikthyer në Bundesliga 2, pasi nuk ka arritur të tregoj më të mirën në edicionin e fundit në Bundesliga. Muslija është huazuar me mundësi blerje nga Freiburg te Fortuna Dusseldorf, me klubin gjerman që ka njoftuar sot marrëveshjen.
“Mirë se vini në Fortuna, Florent Muslija!”, shkruan fillimisht në postimin e klubit gjerman. “27-vjeçari është i huazuar nga SC Freiburg për sezonin aktual dhe mban numrin 24. Fortuna gjithashtu siguroi një opsion blerjeje”, thuhet në njoftim.