Muslija mund të transferohet te nënkampioni i Polonisë

25 maj 2025 | 16:22

Florent Muslija mund të ndryshojë skuadër këtë verë, teksa interesimi për mesfushorin ofensivë të Kosovës po rritet nga disa klube evropiane.

Pas një sezoni të vështirë te skuadra gjermane Freiburg, reprezentuesi kosovar po shqyrton mundësitë për një hap të ri në karrierën e tij.

Një nga klubet e interesuara është Rakow Częstochowa nga Polonia, që ka nisur kontaktet e para me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Sipas gazetarit polak Tomasz Włodarczyk, Rakow po e sheh Muslijën si një përforcim me vlerë për sezonin e ardhshëm.

Muslija u përball me lëndime gjatë sezonit 2023/24, duke u aktivizuar në vetëm nëntë ndeshje në Bundesliga.

Rakow që e mbylli kampionatin në vendin e dytë në Poloni e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit dardan në verë.

26-vjeçari ka oferta të tjera nga klubet gjermane, megjithatë po e shqyrton një transferim në elitën e futbollit polak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekskursion i studentëve dhe profesorëve të një kolegji përfundoi…