Muslija shënon gol dhe i dhuron tre pikë të mëdha Fortuna Dusseldorfit

14 shtator 2025 | 16:45

Florent Muslija ka vazhduar me formë të shkëlqyer me fanellën e skuadrës gjermane Fortuna Dusseldorf.

Mesfushori kosovar që shkëlqeu me fanellën dardane gjatë ndeshjeve të muajit shtator ka vazhduar me formë të mirë edhe me tu rikthyer te klubi.

Muslija e nisi ndeshjen si gjithmonë nga minuta e parë, teksa Dusseldorf mori fitore 1-2 në udhëtim te Preussen Munster.

Vendasit ishin në epërsi 1-0 pas pjesës së parë, por Cederic Itten barazoi shifrat në 1-1.

E në minutën e 72-të, Muslija realizoi nga penalltia për 1-2.

Ky ishte goli i tretë këtë edicion për Muslijën, teksa ka edhe një asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka falënderuar…