Musliu: Albini është nomadi i vërtetë, fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë

19 qershor 2025 | 16:14

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, duke thënë se nomadi i vërtetë është Albin Kurti.

Ky qëndrim i saj vjen pas termit ofendues, që Kurti ka shfaqur të enjten karshi ish-opozitës.

Musliu ka thënë se është nomadi i vërtetë është Kurti pasi as fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë.

“Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang”.

“Ai përdor terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”.

“Nëse dikujt i përshtat më se miri termi ‘nomad’, atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë”.

“Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë. Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe. Pra, Albini është nomadi i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”, ka thënë ajo për “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Komitetit Olimpik të Kosovës, njëri prej personaliteteve…