
Musliu e ashpër me Vetëvendosjen: Maskarenj, mos e politizioni FSK-në
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me reagim të ashpër është përgjigjur ndaj Vetëvendosjes dhe deklaratave të tyre për FSK-në në veri.
Musliu ka thënë se FSK-ja është e gjithë Kosovës, e jo e partive.
“FSK-ja është e Kosovës, jo e partive. Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbuluar paaftësinë qeverisëse. Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij. Sa turp, aq edhe mjerim! Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë: Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar? A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako smoki??? Apo edhe ajo ka zbritur nga qielli, njëjtë si ‘sukseset’ që veç ata i shohin?”.
“Jo, maskarenj, mos e politizoni FSK-në! Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim. FSK-ja nuk është ndërtuar me statuse në ‘Facebook’. FSK-ja ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijve më të mirë të Kosovës! Respekt për ushtarët tanë! Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.