
Musliu e quan Kurtin frikacak dhe mashtrues, kjo është arsyeja
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur keqardhjen e saj për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj “me zemër dhe shpirt e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës”, por që sipas saj tek disa mungon guximi për ta kundërshtuar këtë vendim.
Në seancën e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës, Musliu ka thënë se kishte edhe deputetë nga mazhoranca që i thanë jo vendimit të ZRrE-së.
“Për mua është e dhimbshme dhe kurrë, asnjë ditë nuk më ka ardhur më keq prej juve, mesit të sallës për të vetmen arsye se e besoj që si ndiheni sot me zemër e me shpirt, ju jeni kundër këtij vendimi jo me neve por me qytetarët e Kosovës. Unë e di që me zemër dhe me shpirt ju jeni me qytetarët e Kosovës, fatkeqësia më e madhe është se juve iu mungon guximi jo të gjithëve sepse në grupin tuaj parlamentar ka deputet që guxojnë me i thënë jo këtij vendimi edhe i kanë thënë jo edhe sot kur ju të gjithë e braktisët sallën e Kuvendit, kishte deputetë të grupit tuaj që patën guxim me qëndrua me opozitën”, ka thënë ajo.
Më tutje, Musliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është frikacak sepse nuk po guxon të përballet me problemin që ua ka shkaktuar qytetarëve.
“Para disa ditësh në këtë foltore edhe në këtë parlamentar para thënë që Albin Kurti ose kryeministri i vendit tonë është frikacak, kjo po dëshmohet edhe sot e shihni sa frikacak që është përveç që nuk guxon vetë të vijë të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës ai i detyron edhe ministrat që mos të vijnë në sallë. Nuk i duhet këtij vendi një qeveri frikacake, e ke marr vendimin, hajde ballafaqohu, e ke mbështet këtë vendim hajde ballafaqohu por jo me ikë mos ikë sepse nuk mund t’iu ikësh qytetarëve të Kosovës. Ai përveç se është frikacak dhe mashtrues është edhe një shakaxhi i madh, e keni parë se si bënë hajgare me popullin, gjatë gjithë ditës sot ka bërë ekzibicione në ‘Facebook’-un e tij duke u munduar t’iu shpjegoj tarifat qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Musliu.