Musliu godet Osmanin: E shfrytëzon emrin e Rugovës dhe është shndërruar në marionetë të Albinit dhe Dejonës

02 dhjetor 2025 | 13:03

Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së, ka shkruar në “Facebook” për pozicionin e presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte bërë marrëveshje me Albin Kurtin për t’u bërë shefe e shtetit si dhe është në të njëjtën linjë me të, e në anën tjetër “mbahet” sikur rugoviste.

Sipas, Musliut kjo është hipokrizi, duke u pozicionuar  “herë në të majtë, herë në të djathtë”

“Edhe me Albinin edhe me Rugovën. Mënyra se si Vjosa Osmani po mundohet të mbahet në skenën politike është mënyra më e neveritshme dhe si e tillë duhet të gjykohet. Një grua me zero qëndrueshmëri politike e cila pa fije turpi (nëse e di ende se çka është turpi) ajo shfrytëzon emrin e Rugovës në ndërkohë që është shndërruar në marionetë të Albinit e Dejonës. Me patetizmin e saj të njohur, dhe pa u skuqur fare, përkujton Rugovën të cilin shefi i saj aktual Albin Kurti e kishte zeruar si figurë politike. E moj Vjosë, po nuk të shitet më pozicionimi herë në të djathtë e herë në të majtë. Nuk puçen askund Albini me Ibrahimin, as si njerëz e as si koncepte politike. E ti në mes veç se po na e dëshmon që je një hipokrite pa përmbajtje as njerëzore, as intelektuale dhe as politike. Po e dëshmon se je një masë plasteline në duar të neokumunistave si Albini e Dejona. Po e dëshmon se nuk je Presidente e popullit, por e Dejonës dhe e Albinit. Po e dëshmon se rugovizmi yt ishte dhe është farsë”, ka shkruar Musliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande…