Musliu i reagon deputetes së LV-së: Ke qenë kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme kur Nait Hasani është shkarkuar

05 qershor 2025 | 15:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar deputetes së LV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila sot ka thënë se partia e Albin Kurtit vetëm dy deputetë të PDK-së mund t`i votojë për nënkryetarë të Kuvendit.

Musliu ia ka rikujtuar deputetes së LV-së se ka qenë kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme kur Nait Hasani ishte dëbuar nga ambasada e Kosovës në Shqipëri.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se qeveria Kurti vazhdimisht ka përndjekur pjesëtaret e UÇK-së.

“Kjo zonja ka qene kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kur Nait Hasani eshte debu nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri. Si ne asnjë qeveri me parë, ne qeverine KURTHI jane perndjekur pjestaret e UÇK-se dhe familjet e deshmoreve”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se vetëm dy deputetë…