Musliu: Ka rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale

14 tetor 2025 | 13:45

Themeluesi i institutit “Octopus”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë sot se ka rënie të legjitimitetit të Listës serbe në Kosovë.

Musliu në një postim në “Facebook” ka shkruar se që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë.

“Rënia e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë. Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale dhe kjo shprehet më së miri nga të dhënat e tabelës më poshtë. Si instrument i Beogradit për të instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë, Lista Serbe ka bërë gjithçka për të përkeqësuar jetën e komunitetit që ajo gjoja përfaqëson. Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 8 deri më 11 tetor 2025, një delegacion…