Musliu kritikon krerët shtetërorë për hipokrizi dhe shmangie nga problemet e qytetarëve: I rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës

31 gusht 2025 | 21:10

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj dy figurave të larta të institucioneve, duke i akuzuar për sjellje të dyfishta dhe tradhti morale ndaj qytetarëve.

Sipas saj, fakti që deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre në shtete të zhvilluara evropiane – përkatësisht në Norvegji dhe Zvicër – ndërkohë që u kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë e të besojnë në institucionet vendore, është tregues i qartë i mungesës së besimit të tyre në sistemin që vetë e udhëheqin.

Musliu theksoi se jeta në Kosovë është bërë e vështirë për shumicën e familjeve, me çmime që rriten çdo ditë, paga që nuk mjaftojnë dhe shërbime publike në gjendje të rënduar. Ajo shtoi se të rinjtë po largohen masivisht, ndërsa pushteti, sipas saj, mbyll sytë para problemeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së, për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka…