Musliu: Kurti përndjek punonjësit për bindjet politike
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për presion dhe përndjekje ndaj administratës publike dhe profesionistëve të sektorëve të ndryshëm.
Sipas saj, Kurti po përdor metoda që e kufizojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e punonjësve, duke paralajmëruar madje edhe largime nga puna për ata që kritikojnë apo shprehin mendime të ndryshme.
“Përndjekje të administratës. Një punëtor nuk mundet me postu lirshëm në rrjetet sociale, me komentu. Mësuesi në shkollë ndjehet i përndjekur nga kjo qeveri, polici ndjehet i përndjekur, diplomati ndjehet i përndjekur, mjeku ndjehet i përndjekur nga kjo qeveri, duke u paralajmëruar me largim nga puna. Albin Kurti po përdor këto metoda të përndjekjes në administratën publike,” tha Musliu.



