Musliu: LDK-ja po frikësohet të marrë vendime

07 maj 2025 | 09:57

Ganimete Musliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, e quajti “adoleshencë politike” propozimin e djeshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të formohet një qeveri tranzicioni me të gjitha partitë politike shqiptare, raporton Rel.

Ajo tha se LDK-ja po frikësohet të marrë vendime – qoftë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë me partitë që deri më tani kishin qenë në opozitë – dhe se kështu “e ka lënë Kosovën prapa”.

“Kjo është hajgare me votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Musliu.

Ajo tha se ky është qëndrimi i saj personal dhe se PDK-ja do të japë qëndrimin e partisë vetëm pasi të mbahet një mbledhje e kryesisë së partisë sot gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit…