Musliu: LV-ja ta kuptojë se Kuvendi nuk është seli e tyre

23 korrik 2025 | 13:37

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është deklaruar për herë të parë pas ndërprerjes së seancës së sotme konstituive, e ku sebep ishte vet ajo.

Ajo në “Klan Kosova”, ka deklaruar se me veprimin e sotëm do të thotë se ajo do të jetë gjithmonë zë i qytetarëve të vendit dhe se nuk do të lejojë poshtërimin nga LV-ja.

“Duhet ta kenë të qartë një herë e përgjithmonë edhe Avni Dehari, Albin Kurti dhe Dejona Mihali që Kuvendi nuk është seli e LV-së, është shtëpi e popullit, është shtëpi e demokracisë. Në demokraci shumica gjithmonë i merr vendimet, kur flas për shumicën e përmend se 68 për qind e qytetarëve të Kosovës jo rastësisht nuk kanë votuar për LV-në dhe nuk përfaqësohen nga LV-ja”.

“Prandaj edhe sot ka edhe ditë që është bërë mjaft, është seanca e 51-të që Kuvendi është marrë peng për qefje të Albin Kurtit, të një njeriu. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, ka nënshkruar kontratën me “Lika…