Musliu, LV-së: Me demagogji të rrezikshme krijuat kauza të rrejshme

04 maj 2020 | 16:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të të riut nga Gjilani.

Musliu në llogarinë e vet në “Facebook” ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ju që, për të ardhur në pushtet, nuk u zmbrapsët as para flijimit të aktivistëve tuaj, sot asaj liste ja keni shtuar edhe një emër, atë të Agon Musliut, fëmijës së vetëm të familjes ndërsa ju merrni guximin të dilni në konferencë për shtyp dhe të gënjeni se nuk paskeni poseduar informata që i ndjeri ka probleme shëndetësore!”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë i Musliut:

Me demagogji të rrezikshme krijuat kauza te rrejshme të cilat ju sollën ne pushtet edhe pse me një epërsi minimale.

Të dehur nga pushteti ju filluat të shpërfillni të gjitha procedurat e këtij shteti duke urdhëruar spastrime politike të llojit millosheviçian dhe duke përhapur gënjeshtra për secilin kundërshtarë tuajin politik.

Fyet edhe votuesit e partive të tjera sikur ata mos të ishin qytetarë të vendit duke ushqyer urrejtje deri ne vëllavrasje dhe ju pretendoni se po e udhëhiqni.

Shkelet ligje, shkelet Kushtetutën më shumë se njëherë. Ushtruat trysni mbi lirinë e medias dhe të fjalës së lirë në përgjithësi.

Ju që, për të ardhur në pushtet, nuk u zmbrapsët as para flijimit të aktivistëve tuaj, sot asaj liste ja keni shtuar edhe një emër, atë të Agon Musliut, fëmijës së vetëm të familjes ndërsa ju merrni guximin të dilni në konferencë për shtyp dhe të gënjeni se nuk paskeni poseduar informata që i ndjeri ka probleme shëndetësore!!!!!

Si nuk keni turp? Si nuk keni frikë? O të mjerë, jeni çuar aq shumë peshë. Hëngshi kokat tuaja dhe ju zëntë mallkimi i nënave që mbeten me duar bosh. Ngushëllime familjes Musliu, Zoti ju dhashtë forcë ta përballoni dhimbjen tuaj!/Epoka e re/ L.G/

Me demagogji të rrezikshme krijuat kauza te rrejshme të cilat ju sollën ne pushtet edhe pse me një epërsi minimale.Të…

Gepostet von Ganimete Musliu am Montag, 4. Mai 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është një tjetër klub i madh evropian që është…