Musliu, Osmanit: Do të mbahesh mend si grua që hyre në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50

15 dhjetor 2022 | 11:51

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se “nuk do të zmbrapsem edhe atëherë kur më sulmoni me pamjen time”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Musliu e cila ka përdorur gjuhë të ashpër në drejtim të presidentes.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Musliut:

Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:

A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Ti mund të jesh çka do përveç presidente.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry, ka qenë më…