Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

20 nëntor 2025 | 19:03

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net. Kjo datë ishte data që propozoi si të duhur, edhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti në takimin që pati Osmani me krerët e partive politike.

Lidhur me vendimin e Presidentes Osmani ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka thënë se sot Presidentja Osmani e nxori sheshit se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihali.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur qytetarë të Republikës, në Kosovë e në Mërgatë…