Musliu: PDK-ja mbetet shtylla e shtetit të Kosovës, LV-ja dje mori atë që mbolli

27 tetor 2025 | 11:18

Deputetja Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila e ka krahasuar PDK-në me Listën Serbe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu ka thënë se ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën, është turp dhe mashtrim politik.

Musliu ka theksuar se ata që nuk kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta.

“Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës. Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta”, ka shkruar ajo.

Më tutje, Musliu ka thënë se PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

“Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli. Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka po vazhdon të lërë gjurmë të thella…