
Musliu për moskonstituimin e Kuvendit: Jemi lodhur, por nuk varet nga unë
13 qershor 2025
| 11:08
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se të gjithë jemi lodhur, por nuk është në dorën e saj zgjidhja e ngërçit politik.
“Do ta përmbush obligimin tim qytetar që të jem prezente në çdo seancë, përderisa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur Kuvendi. A jemi lodhur edhe ne edhe ju edhe qytetarët? Jemi lodhur, por nuk varet nga unë, nuk është në dorën time”, ka thënë Musliu.