Musliu për Muratin: S’votohet një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat u ndërtua ky shtet

22 gusht 2025 | 12:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar pse nuk është votuar Hekuran Murati për kryeparlamentar.

Sipas saj, nuk votohet për kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar Kosova, duke bashkëngjitur në shkrimin e saj një status të Muratit nga viti 2016.

“Kur dikush quan luftën e lavdishme të UÇK-së: ‘vetëm tre muaj të një ushtrie guerile’, dhe e krahason atë me kosto buxhetore, nuk është çështje buxheti , është mungesë respekti.

“Nuk votohet për Kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Është përçmim i historisë, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve, i veteranëve, dhe i çdo shqiptari që e di çfarë çmimi kemi paguar për lirinë që sot ai e shfrytëzon për t’i fyer ata që e fituan. Nuk mund të udhëheqësh një Kuvend të Republikës së Kosovës, kur nuk e respekton themelin e saj: luftën për çlirim. Ky nuk është vetëm qëndrim politik, është qëndrim moral dhe kombëtar”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas startit të mbarë të sezonit, Superliga e Kosovës në…