“Musliu po shkon me sy hapur për të drejtat e Luginës”

20 janar 2018 | 09:35

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka çmuar lartë figurën dhe kontributin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, tashmë të ndjerit, Junuz Musliu.

Haziri ka thënë se Gjilani ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta nderuar figurën dhe kontributin e Musliut, ndërsa ka thënë nga ora 10:00 arkivolit të tij do t’i bëjë nderime dhe homazhe bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke folur për rolin e Junuz Musliut në çështjen kombëtare, Haziri ka çmuar lartë figurën e të ndjerit, duke thënë se ai po ikën me sy të hapur, meqë ëndrra e tij për realizim të të drejtave të shqiptarëve të Luginës nuk u realizua, transmeton “Radio Dukagjinin”. “Kontributi i Musliut ishte i madh në të gjitha periudhat. Një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe gjetiu. Po shkon nga kjo jetë me sy të hapur meqë të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk u realizuan. I mbetet institucioneve të tij, subjektit dhe kolegëve që tij vazhdojnë misionin”, deklaroi Haziri, përcjell “ksp”.

Nga  ora 9:30 deri në ora 12:00 do të behën homazhe në Teatrin e qytetit në Gjilan, ndërsa varrimi i Junuz Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14:00.

Trupin e pajetë të kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me nderime të larta e ka pritur Garda e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.…