Musliu: Qëndro i fortë, president!

28 nëntor 2025 | 15:01

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e 28 nëntorit, kanë mbajtur konferencë përgatitore.

E lidhur me këtë ka reaguar ish-deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.

Musliu ka thënë se caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës po ashtu paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

Qëndro i fortë president! Gjykata Speciale Politike që pretendon të jetë e Kosovës, cakton seancë ndaj Presidentit Thaçi me datë 28 Nëntor, por për gjykatat e Kosovës sot është ditë e trefishtë feste. Prandaj caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës. Paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë. Qëndro i fortë president”.

“Qëndro i fortë megjithëse qeveritarët uzurpues të shtetit tënd sot në vend që të protestojnë kundër kësaj seance, kanë zgjedhur sfilatat për të mbuluar boshllëkun e tyre kombëtar. Qëndro i fortë sepse populli i Kosovës së lirë në mendje dhe zemër janë me ty sot. Forca jote ishte dhe është frymëzim për ne për të ecur përpara. Kosova të pret të kthehesh shpejt, i lirë dhe triumfues si gjithmonë. Tani më shumë se kurrë i duhesh këtij vendi”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka kujtuar komandantin legjendar Adem…