Musliu-Shoshi i reagon Gërvalles: Agjenden e Këshillit te Sigurimit te OKB-se e ndërlidhë me agjendën e Kuvendit te Kosovës

08 shkurt 2024 | 17:38

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bëre një reagim ndaj Ministres së punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në lidhje më agjendën e Këshillit te Sigurimit te OKB-se, të cilin thotë se e ka ndërlidhur me agjendën e Kuvendit te Kosovës, saktësisht me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për MPJD-në.

Ndërkohë që sot ministrja Gërvalla ka kritikuar opozitën pë thirrje në interpelancë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në ditën kur me kryeministrin Albin Kurti do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku do të ballafaqohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, opozita “ka zgjedhur për të debatuar rreth MPJD-së”.

Ajo kritikoi vendimin e opozitës për të refuzuar propozimin për shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për seancën e ardhshme, duke thënë se nuk i shmanget asnjë debati dhe mezi pret të flet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk pritej, por Kulla Eifel është protagonistja e vendosur në…