Musliu-Shoshi kritikon Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka nevojë për mendje që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen
10 mars 2026
| 16:33
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen.
Musliu-Shoshi ka shkruar në “Facebook” se binomi Kurti-Osmani i kanë sjell dëme Kosovës.
“Në histori, shtetet dobësohen jo kur kanë pak pushtet, por kur pushteti humb sensin e përgjegjësisë. Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po dëshmon se kur ambicia i paraprin vizionit, shteti mbetet peng i vetvetes. Ky vend ka nevojë për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen sepse kur udhëheqja humb drejtimin, Kosova është ajo që humb”, ka shkruar Musliu-Shoshi.



