Musliu-Shoshi, Kurtit: Diaspora të braktisi Albin!

21 maj 2023 | 16:50

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për një konferencë e cila është organizuar në nderim të diasporës.

Sipas deputetes së PDK-së, kjo konferencë u organizua në këtë kohë e jo verës sepse mërgata është e zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

“Diaspora të braktisi Albin! “Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 ditë. U përfol se do të jetë konferenca më e madhe e diasporës shqiptare. Ndërsa pas kësaj konference, heshtje. A thua pse? Sepse diaspora vërtetë foli! Ajo diasporë që me shumicë i votoi për t’i sjellë në krye të institucioneve, ka parë paaftësinë e kësaj klase qeverisëse e janë dëshpëruar totalisht nga këta. Prandaj edhe  u organizua tani e jo gjatë verës kur diaspora është në Kosovë. Diasporës, kjo klasë qeverisëse, ia ka vështirësuar lidhjet me Kosovën; i ka pamundësuar edhe shërbimet bazike, si paisja me pasaporta për shkak të paaftësisë së tyre për të siguruar material për dokumente të identifikimit, ndërkaq ligjin e shumëpërfolur për diasporë akoma nuk e kanë sjellë në Kuvend’’, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Më tutje deputetja e PDK-së, thotë se në dy vite kjo klasë qeverisëse e ka mbytur edhe atë pak shpresë që qytetarët e këtij vendi kanë pasur, e tash një nga një, të gjithë po i braktisin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau,…