Musliu-Shoshi: Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!

20 gusht 2025 | 22:24

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se mos-votimi i sotëm i Donika Gërvallës, për kryetare të Kuvendit, ishte përgjigjja më e qartë nga deputetët.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi u shpreh se Gërvalla, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve, me karrierë të ndërtuar mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe vlerave të Republikës.

“Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë” shkruan Musliu-Shoshi.

Reagimi i plotë:

Donika Gërvalla sot mori përgjigjen më të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

E vërteta është e thjeshtë: një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat u ngrit Republika jonë, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi…