Musliu-Shoshi: Në politikë veç Albin Kurti është nomad, në Kosovë s’ka as pronë, as nuk rrit fëmijë

19 qershor 2025 | 19:41

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili i cilësoi deputetët e opozitës si “nomadë”.

Musliu-Shoshi ia ka kthyer ashpër Kurtit, duke e quajtur atë vetë një “nomad politik”, që sipas saj është pa vizion të qëndrueshëm dhe pa përkushtim ndaj qytetarëve.

“Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad! Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij,” ka deklaruar ajo.

“Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka!
Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën, JO për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Postimi i plotë i saj:

Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad! Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij.
Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka!
Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën JO për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari britanik Vaugan Smith, i njohur për shkrepjet filmike që…