Musliu-Shoshi, Ramabajës: Çfarë pritët, të shkoj unë në Veri dhe të luftoj për budallakitë e Albinit?

29 shkurt 2024 | 21:41

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi është përplasur në Pressing me analistin Sadri Ramabaja.

Ajo ka pyetur analistin se si arriti Radoiçiq të ikte në Serbi.

Musliu-Shoshi: “Qysh ndodhi që Radoiçiq nga Manastiri shkoi në Serbi? Qysh ke e mundur kjo me sovranitetin e Kurtit që e ka shtri në Veri?”

Ramabaja: “Nuk shtrohen këto pyetje kështu”.

Musliu-Shoshi: Si është e mundur?

Ramabaja: Nuk shtrohen këto pyetje kështu.

Musliu-Shoshi: Çfarë pyetje po pret me të thënë unë ty që po shkoj në Veri dhe po luftoj për budallallëkun e Albinit?

“Pse Serbia nuk është në sanksione nga Banjska”?, vijoi deputetja Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka bërë të ditur se një person me armë…