Musliu thotë se shumë qytetarë të Kosovës kanë mbetur në Suedi, kërkojnë ndihmën e shtetit

26 prill 2020 | 18:18

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qytetarë të shumtë të Kosovës kanë mbetur në Suedi pas mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ajo ka thënë se këta qytetarë kërkojnë vazhdimisht që shteti i Kosovës t’ua mundësojë kthimin në vendlindje.

Musliu ka theksuar se ministritë përkatëse duhet të dalin me një sqarim për qytetarët tanë që gjenden në Suedi.

“Qytetarë të shumtë të Kosovës qe mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë i ka zënë në Suedi kërkojnë vazhdimisht që shteti i Kosovës t’ua mundësojë kthimin në vendlindje. Deri më tani s’është organizuar asnjë fluturim nga Suedia për në Kosovë dhe ministritë përkatëse duhet të dalin me një sqarim për qytetarët tanë që gjenden në Suedi dhe të njoftojnë se kur do të mund të organizohet fluturimi nga Suedia”, ka shkruar deputetja Musliu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rasteve të fundit të konfirmuara të shtunën me koronavirus,…