Musliu: Vetëvendosje, do që ta çojë Kosovën në anarki

08 shtator 2025 | 20:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se mënyra e hedhjes në votim e deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, për nënkryetar të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas saj ka qenë shkelje kushtetuese.

Kështu deklaroi ajo në emisionin “DPT te Fidani”.

“Është fakt që votimi i Rashiqit në mënyrën se si e ka sjell Vetëvendosje në Kuvend, është shkelje kushtetuese. Nuk po e them unë, e thotë Kushtetuta e vendit”, ka thënë deputetja.

Ndër të tjera, Musliu thotë se kërkesat që vijnë nga VV, sipas saj janë që të dërgojnë vendin në anarki.

“Kërkesat e tyre të vazhdueshme janë që vendin ta dërgojnë në anarki. Ne nuk jemi për një shtet anarkik, jemi për një shtet demokratik, ku janë funksionale ligjet dhe Kushtetuta, e mbi të gjitha janë të respektueshme ligji dhe Kushtetuta”.

“Për këto institucione është derdh shumë gjak, dhe është bërë shumë sakrificë. Ua kemi borxh sot qytetarëve të Kosovës, që sot janë gjallë, e mbi të gjitha ua kemi borxh dëshmorëve të vendit, që të respektojmë ligjet, Kushtetutën dhe Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se…