Musliu: Vuçiq ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Çedomir Stojkoviq
Agim Musliu, drejtori i Institutit Octopus, ka folur për taktikat e fundit të Qeverisë serbe pas situatës me avokatin Çedomir Stojkoviq, i cili u përball me ndalim dhe pyetje në aeroportin “Nikola Tesla” pasi kishte bërë homazhe në Prekaz.
Stojkoviq, avokati i Nikola Sanduloviq, i cili ishte sulmuar brutalisht nga BIA, Agjencia e Inteligjencës së Serbisë, ishte vizitues i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” dhe vendosi një kurorë lulesh në varrin e Blerina Jasharit, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë qëndrimit, ai gjithashtu shkroi një homazh në librin e kujtimeve për Blerina Jasharin.
Musliu e përshkruan këtë akt si një shenjë të frikës nga autoritetet në Beograd për çdo person që synon paqen në Ballkan, si në rastin e Stojkoviq, i cili është zë për drejtësi në rajon.
“Qeveria e Serbisë (Vuçiq) tani ka frikë nga çdo lëvizje e njeriut që ka mundësi të bëjë paqe në Ballkan, avokatit dhe luftëtarit për drejtësi, Çedomir Stojkoviq!”, ka shkruar në “X” Musliu.
The government of #Serbia (#Vucic) is now afraid of any movement of the man who has the opportunity to make peace in the Balkans, the lawyer and fighter for justice, Cedomir Stojkovic! @FIGHT_4_RIGHT_S https://t.co/TCguyLg3MB
— Agim Musliu (@agim_musliu) January 21, 2024



