Mustafa: 70 për qind e kuadrit akademik nuk kanë publikime shkencore

23 maj 2023 | 19:11

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka deklaruar se 70 për qind e kuadrit akademik të Universitetit të Prishtinës nuk kanë publikime shkencore.

Mustafa madje ka thënë se të njëjtit i bëjnë disa publikime “për gazep”, që sipas tij, i’u shërbëjnë vetëm për të kaluar nga thirrja nga profesor asistent në profesor i asocuar ose profesor ordinar.

“Një pjesë e madhe e konsiderueshme 70 për qind e kuadrit akademik janë pasiv, nuk kanë publikime, nuk kanë publikime ata i bëjnë disa publikime diqysh për gazep sa me i bë tri punime për tri vjet apo për pesë vjet me kalu prej thirrjes psh profesor asistent, profesor i asocuar ose profesor ordinar. Dmth duhet për çdo thirrje me pasë dikun të publikume në revista të indeksume ndërkombëtare dhe ajo i detyron me punu atë, por nuk ka përpjekje ajo nuk është punë kërkimore, ajo është punë kërkimore e individit nuk është punë kërkimore e Universitetit, nuk është punë kërkimore e fakultetit, nuk është punë kërkimore e Qeverisë”, tha Mustafa në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së, Jefferey Hovenier, ka qëndruar bashkë me 25…