Mustafa: Ata që e duan Kosovën sot të japin mesazhin e qartë se s’do të përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me SHBA

12 shtator 2025 | 20:30

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njeriu që për disa vite ka drejtuar LDK-në, Isa Mustafa, ka thënë se nga sanksionimi i sotëm Kosovës nga SHBA-ja e pëson shteti, por jo vetë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilën Mustafa e quan bashkëmendimtare të liderit të VV-së.

Ai ka pasur kritika edhe për partitë opozitare dhe mënyrën e veprimit të tyre politik përballë gjendjes në Kosovë, që ish-kryeministri e cilëson si të degraduar.

“Fëmijët i bëjnë sherret e të mëdhenjve u mpihen dhëmbët- thonë. Iu mpihen edhe opozitës impotente”, ka thënë Mustafa për Express.

Isa Mustafa thotë se trajtimi joserioz i proceseve të themelimit të institucioneve, gjuha kërcënuese ndaj Gjykatës Kushtetuese, janë brengosëse për të gjithë. Sipas tij, ata që e duan Kosovën, duhet të japin mesazhin që s’do të përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me aleatin kryesor.

“Tallja me konstituimin e institucioneve, kërcënimet dhe shantazhimi i Gjykatës Kushtuese, i gjykatësve një nga një, shpallja tradhtarë i atyre që guxojnë të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin nga liderët e shtetit, janë brengosëse dhe të frikshme jo vetëm për komunitetet joshumicë por për të gjithë ne. SHBA ka përkrahë dhe ka shtytë përpara gjithë procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit tonë. Ata që e duan Kosovën, sot duhet të japin mesazhin e qartë se s’do të përkrahin askënd që rrezikon partneritetin me aleatin tonë kryesor strategjik”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasojat për Kosovën shkaku i veprimeve të Qeverisë në detyrë…