Mustafa: Bisedimet për koalicion me LV-në vetëm pasi të numërohen të gjitha votat

08 tetor 2019 | 14:23

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

LDK-ja e Isa Mustafës ka dalë e dyta në këto zgjedhje, edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtare. Këto dy parti nuk patën arritur të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore, mirëpo patën thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve, mund të formojnë një koalicion për të bashkëqeverisur.

Kurti ka thënë se do ta ftojë partinë e Mustafës për të biseduar për formimin e Qeverisë, ndërsa lideri i LDK-së në një prononcim për gazetën “Express” ka thënë se do ta presë numërimin e të gjitha votave për të diskutuar për këtë çështje.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar…